SPAK është duke marrë në pyetje dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhajn.
Edhe pse Dumani nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore, ka shkuar për të dëshmuar atë që di bashkë më “ushtarin” e tij.
Po sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 30 dhjetor, ose ndryshe si masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona, mes tyre dhe “Tarzani”, i njohur si Endrit Alibej.