Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i djeshë ku u ekzekutua 27-vjeçari nga Memaliaj Aleksajdër Sadikaj pranë rrethrrotullimit të TEG.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes ja zbuluar se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili ka qenë i telekomanduar ka lënë të lënduar edhe një grua bashkë më fëmijën e saj të mitur që ndodheshin pranë makinës së viktimës.
Të lidhura
None found
Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe se vrasja është porositur, pasi Sadikaj ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ishte kapur dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.
