Ronaldo me rekorde që Messi vetëm mund t’i ëndërrojë

Numri 7 i Juventusit theu edhe disa rekorde të hënën.

Në fakt Messi nuk ka gjasa të arrijë statistikat e portugezit, pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Lacios.

Me një penallti dhe një gol të shënuar lehtas, nga afër, Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 50 e më tepër gola në kampionatet e tri shteteve.

Këtë shifër magjike që e kapi mbrëmë me Juventusin e Itali, Cristiano e pati arritur edhe me Realin, në Spanjë dhe Unitedin në Angli.

Ai me “bianconerët” e Torinos hipi te shifra e 51 shënimeve në futboll, me të “kuqtë” e Manchesterit shënoi 84 herë, ndërsa me “të bardhtë” e Madridit fluturoi duke regjistruar hiq më pak se 312 gola.

Messi jo që nuk shënon shumë gola, por ai teknikisht ka pak gjasa ta arrijë rekordin e Ronaldos, pasi zor se mund të luajë edhe në dy kampionate tjera e të shënojë në to nga të paktën 50 herë.

Argjentinasi gjithë jetën e tij prej futbollisti e kaloi në Barcelonë, dhe këtu po që kapi rekorde të cilave Ronaldo u afrohet, por nuk i mbërrinë dot.

Si blaugran i vërtetë, “pleshti” shënoi 444 gola

E pos këtij rekordi, Ronaldo kapi mbrëmë edhë një shifër ëndrrash.

Ai u bë lojtari më i shpejtë në Itali që shënon 50 gola.

Këtë shifër ai e arriti në vetëm 61 paraqitje.

Recordin e mëhershëm e mbante ukrainasi Andriy Shevcenko, i cili, si lojtar i Milanit u desh të zhvillojë 68 ndeshje për të qëlluar portat kundërshtare 50 herë.


Shtuar 21.07.2020 15:21