Shpërthejnë flakët në një ullishtë në Lushnjë

Zjarri ka shpërthyer në fshatin Ballagat të bashkisë Lushnje.

Bëhet me dijeni se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj. Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë për fikjen e tij.

Siç mund ta shihni edhe në video, terreni aspak i favorshëm dhe mungesa e rrugës e bën të vështirë ndërhyrjen afër vatrave. Duhet thënë se zjarri ndikohet dhe nga era që po fryn në këto momente.


Shtuar 21.07.2020 13:45