U hodh në erë me tritol, “shkërrmoqet” makina e 27-vjeçarit

 

Makina e cila u hodh në erë më tritol pak minuta më parë në aksin rrugor Sauk – Teg, është shkatërruar totalisht.

Mjeti drejtohej nga 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili ndërroi pasi u dërgua në spital.

Ndërkohë Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com