Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka folur me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba për dënimet me vdekje të dhëna tre burrave, dy britanikë dhe një marokeni, nga një gjykatë në Donetsk.
Tre burrat kishin qenë anëtarë të ushtrisë së Ukrainës dhe u kapën në prill teksa mbronin qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Kuleba ka postuar në Tëitter në lidhje me telefonatën, duke thënë se ai dhe Truss “koordinuan përpjekjet për të rritur presionin ndaj Rusisë”.
“Mezi pres raundin tjetër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar. Ne ramë dakord që askush në botë nuk ka të drejtë të lodhet nga kjo luftë derisa Ukraina të mbizotërojë”, shkruan ai ndërsa shton se ai dhe Truss “dënuan ashpër gjyqin e rremë kundër të burgosurve të luftës në Donetsk të pushtuar nga Rusia. Si luftëtarë, ata mbrohen nga ligji ndërkombëtar humanitar dhe duhet të trajtohen në përputhje me rrethanat. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar lirimin e tyre. ”
Më parë, Truss i quajti dënimet “një shkelje skandaloze e Konventës së Gjenevës”./albeu.com