Rita Petro dhe Sofiana Filipi ishin të ftuara sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku na njohën më shumë me marrëdhënien që kanë me njëra tjetrën. “Ti je më tradicionale se unë” është fjalia që e vendos në sfidë vajzën e Ritës, ndërkohë që vetë Rita shtoi duke qeshur se tradicionalja është vetëm“kur duhet të të mbërthej ato kopsat e këmishës.
Sofiana është ajo që është rritur krah Ritës edhe në ambjentet e punës, aq sa ndonjëherë linte mësimin duke u fshehur poshtë bankës së punës.
Për Ritën ka qenë moment shumë delikat kur qumështi i gjirit mungonte, kur vajza e saj ishte shumë e vogël: “Nuk ishte vetëm për ne, nuk e shmangie dot, vërtet nuk kishte asnjë gjë, pastaj me ujë me sheqer. Derisa arritëm të siguronin ushqim disa kushërira të mamit nga Amerika”.
Sa të vështirë e ka apo si reagon Sofiana kur e etiketojnë si vajza e Ritës?!
“Jo drejtpërsëdrejtë. Nuk e kam pasur asnjëherë kompleks që unë duhet të jem dikushi, por indirekt duke dëgjuar gjithmonë ‘ti je mirë në këtë gjë se e ke nga mami’, ‘je mirë në këtë gjë se e ke nga babi’; fillojnë ato pyetjet ekzistenciale që i ka çdo kush, që janë; po kush jam unë dhe cilat janë aftësitë e mia. Filloi avash-avash ajo shkëputja dhe kërkesa për veten”.
Një moment delikat në jetës e Ritës, por dhe marrëdhenien që kanë pasur me njera tjetrën ishte divorci, për të cilën Rita pohoi se në fillim u ndje keq kur vajza i bën pyetje të drejtpërdrejtë, pasi e kishte kuptuar situatën.
“Sofianës i ka mbet mëndja se fillimisht nuk i kam treguar të vërtetën, ajo e ka nuhatur e para dhe thotë ‘pse sma the atëherë’, po mirë i thashë ta thashë pak më vonë”.
Gjatë bisedës zbuluam se Sofiana ka një njohuri shumë të mirë me këngët mjaft tja kërkoj Rita. Muzika madje është sebep diskutimi mes tyre, kënga e Elvanës “Me tana” është përshëndetja e tyre për Ritën. Duke marrë shkak nga reagimi i poetes mbi tekstin e këngës, vajza apo dhe mbesat shpesh e vejnë në lojë Ritën duke i luajtur në makinë këtë këngë. “Unë i them po s’kam asgjë me Elvanën”.