Momentet e makthit, Emerson: Mbushi armën të më qëllonte

Emerson Royal ia hodhi mirë para pak ditësh, kur një person i drejtoi armën për t’i marrë sendet me vlerë. Ngjarja ndodhi në Brazil dhe mbrojtësi u shpëtua nga një polic që po bënte foto me të.

Lojtari i Tottenham ka rrëfyer atë që i ndodhi: “Në atë moment, për fat të mirë, Zoti mori kontrollin e mendjes sime. Qëndrova shumë i qetë, iu afrova grabitësit duke i thënë të qetësohej sepse do t’i jepja atë që kërkonte.

Kur iu afrova e vura re shikimin e tij djallëzor. Menjëherë e kuptova se nuk ishte aty vetëm për të më marrë orën. Sapo ia dorëzova orën, ai bëri një hap pas dhe mbushi armën dhe u bë gati të më qëllonte. Në atë moment e shtyva dhe ai qëlloi në ajër.

Ai humbi ekuilibrin dhe polici ndërhyri. Në këtë moment filluan të shtënat, ishim rreth 15 njerëz aty pranë dhe fatmirësisht të shtënat nuk plagosën asnjë. Ai kishte një armë, që nuk është e zakonshme për një bandit, madje as për policinë.

Ishte një situatë e cila mund të më kishte kushtuar jetën, por që tashmë do të më shërbej si një mësim për t’u treguar më i kujdesshëm. Tani jam qetësuar dhe e kam lënë pas atë ngjarje”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.06.2022 13:10