Dani Alves: Messi nuk ka mbështetjeje te Barcelona

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves beson se zhgënjimet aktuale të Lionel Messit kanë të bëjnë me mbështetje e shokëve të skuadrës, që nuk po ekziston.

Lionel Messi pas ndeshjes ku pësuan humbje 2-1 ndaj Osasunas e Real Madridi u shpall kampion, ka kritikuar hapur të gjithë.

“Roma, Liverpool … tifozëve po iu mbaron durim, sepse ne nuk po u japim atyre asgjë. Nëse duam të luftojmë për Ligën e Kampionëve, shumë duhet të ndryshojmë. Nëse luajmë kështu, do të humbasim edhe ndaj Napolit”, kishte thënë ai.

Ish bashkëlojtari i tij Dani Alves, ka folur për këtë situatë, duke thënë se Messit u mungon përkrahja nga ekipi.

“Ai është një fitues i lindur, nuk i pëlqen të humbasë dhe është normale të zemërohet”.

“Ai dëshiron të fitojë çdo herë, si unë”.

“Kjo është arsyeja pse ai e tha atë gjë pas ndeshjes. Ai ka qenë në Barcelonë për shumë vite dhe është i vetëdijshëm për atë që duhet të jetë në gjendje të fitojë dhe të aspirojë për gjëra të mëdha”.

“Ai sheh, atë që unë ndiej, dhe kjo është mungesa e mbështetjes”.

“Messi ishte pika kryesore, dhe ne ishim përbërësit e përsosur [në të kaluarën]. Ai gjithmonë dëshiron të jetë në krye dhe ka nevojë për njerëz që ta bëjnë këtë gjë”.

“Ndjenja tani është se ai gjithmonë duhet të bëjë gjithçka për ekipin, por edhe ai është njeri”, ka thënë Alves.

Në fund braziliani shtoi se nuk mendon që Messi do të largohet nga Barcelona.


Shtuar 18.07.2020 20:37