Me nisjen e luftës Rusi-Ukrainë çmimet e naftës në Evropë kapën majat. Në Shqipëri çmimi i naftës ka shkuar 250 lekë litri, më i shtrenjti në Evropë.
Ndërsa vendi që i afrohet Shqipërise mbetet Greqia me 1.8 euro litri.
Është Bjellorusia, e cila po mban rekordin për çmimin më të ulët në Evropë, vetëm 0,6 €/litër ose rreth 70 lekë për litër.
Arsyeja e këtij çmimi shumë të ulët të naftës r benzinës ka të bëjë me embargon e vendosur ndaj naftës ruse nga Bashkimi Evropian, embargo që nuk vlen për Bjellorusinë, e cila vazhdon të përdorë naftën e vendit fqinj.
Çmimin e dytë më të ulët të naftës e benzinës në Evropë e mban Rusia me 0,7 euro/litër.
Kujtojmë se ka shtete në botë si Venezuela e cila ua jep falas karburantin qytetarëve dhe e shet në treg për vetëm 0.02 euro ose 2.4 lekë për litër./albeu.com