Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media pas përfunimit të procesit zgjedhor teksa ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit dhe siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, tha Basha.