Presidenca ka njoftuar një komunikim të jashtëzakonshëm të kreut të shtetit Ilir Meta nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.
Kujtojmë që jemi pak nga orë nga votimi i Bajram Begajt si Presidenti i ri i Republikës në Kuvend, ndërsa mazhoranca pret reagimin e Metës për lirimin ose jo nga detyra aktuale.
Në një reagim të mëhershëm nga Presidenca, u tha se kreu aktual i shtetit do të respektonte çdo vendim të Kuvendit.
“Pas pak minutash, nga Stambolli, nje komunikim i jashtezakonshem”, thuhet në njoftimin e Presidencës./albeu.com