Fjolla Morina po shijon disa ditë pushime në Dubai bashkë me partnerin e saj, Fisnik Syla. Ndonëse ndodhet në kërkim nga policia, kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak Fjollën e cila nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit foto mjaft provokuese nga atje.
Në disa fotografi që ka postuar së fundmi, Morina shfaqet e veshur me bikini duke vënë në pah format trupore. Këngëtarja theu masën e arrestit shtëpiak, që ishte vendosur nga gjykata pas u kap me dy pistoleta në Morinë.
Në pranga ranë gjithashtu dhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj. Ndër të tjera, Fjolla u vu në qendër të kritikave pasi u akuzua është bërë shkak i ndarjes së Fisnikut nga ish bashkëshortja. Biznesmeni hodhi poshtë akuzat duke thënë se me Fjollën është njohur pas ndarjes.