PS propozoi Bajram Begajn për President, nga mbledhja e firmave te votimi në Parlament, çfarë pritet të ndodhë sot

Partia Socialiste propozoi ushtarakun Bajram Begajn për Presidenti të ri të Republikës së Shqipërisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj pritet që të votohet ditën e sotme në Parlament.

Fillimisht kandidatura e tij pritet të marrë firmat nga deputetët e grupit parlamentar që është thirrur në orën 10:00.

Më pas emri i Begajt do të kalojë në Komisionin e Ligjeve për shqyrtim dhe pasdite do të mblidhet seanca e posacme e Kuvendit për të zgjedhur të parin e shtetit, pas dështimit të 3 raundeve të para.

Sot e kemi ridiskutuar dhe dakordësuar që PS-së i takon që në këtë moment të shkojë dhe shohë përtej vetes që t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë në PS”, u shpreh Rama.

Sipas Kushtetutës, vetëm në 3 nga 5 raunde në Kuvend kërkohet mbështetja e 84 deputetëve, ndërsa në 4 mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, përkatësisht 71 vota. PS ka 74 mandate në Kuvend, që do të thotë së është gati për zgjedhur Begajn president të ardhshëm të Republikës, që do të jetë i teti pas rënies së komunizmit.

Pritet që në Kuvend ditët e sotme do të jetë edhe Grupi i Rithemelimit, që do të votojë kundër sipas asaj çfarë tha ish-kryeministri Berisha ditën e djeshme, ndërsa Alibeaj dhe grupi i tij pritat ta bojkotojnë seancën./albeu.com