Ruud në finale me Nadal, aktivistja ndërpreu gjysmëfinalen e Roland Garros

Një protestuese ka ndërprerë gjysmëfinalen e Roland Garros, mes Ruud dhe Cilic, pasi është futur brenda në fushë për të përcjellë një mesazh.

Alizee quhet 22-vjeçarja, e cila po bën xhiron e internetit me veprimin e bërë në turneun prestigjioz të tenisit. Ajo në fanellën e saj kishte shkruar: “Edhe 1028 ditë na kanë mbetur”.

Të lidhura

None found

Alizee del kundër ndryshimeve klimaterike dhe bën thirrje që të reagohet në kohë, për një problem që ka të bëjë me ekzistencën e rruzullit tokësor.

Sa i takon ndeshjes, Casper Ruud fitoi 3-1 me sete ndaj Cilic dhe në finale të Roland Garros do të përballet me spanjollin Rafael Nadal.