Partia Demokratike zhvillon këtë të premte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj.
Sipas njoftimi, PD sot në orën 14:00 do të zhvillonë një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen emrat për kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.
Pas këtij procesi, rreth orës 17:00 pritet mbledhja e Këshillit Kombetar për të votuar kandidaturat në selinë blu.
Njoftimi:
Pershendetje,
Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!
Dite te mbare!/albeu.com