Një incident është shënuar në orën e fundit të procesit të votimit në Elbasan.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një person ka goditur me gur një qendër votimit në zonën e Rrapishtës.
Ndër të tjera mësohet se incidenti ka ndodhur në shkollën “Xhaferr Murizi”, në lagjen 5 Maji, ku dyshohet se autori ishte në gjendje të dehur.