Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e votimit të deri tanishme.
Celibashi ka deklaruar se ka pasur probleme me identifikimin elektronik por në përgjithësi procesi ka funksionuar.
Ilirjan Celibashi: Problematikat me identifikimin elektronik (sjellje operatoresh + funksionalitet pajisje) janë në përqindje shumë të ulët.
Në shumicën dërrmuese të qëndrave të votimit pajisja ka funksionuar dhe operatorët kanë bërë detyrën e tyre.