Ka lënë qelinë para 2 muajsh dhe nuk voton dot, zbulohet arsyea e çuditshme

Një ngjarje e çuditshme është raportuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një votues në KZAZ nr 184 nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit. Gentjan Shala ka dalë nga burgu para më shumë se dy muajsh dhe në qendrën e votimit i është thënë se duhet të votojë në burg.

Ai është paraqitur më pas pranë burgut në Fushë Krujë, ku i është komunikuar se është qytetar i lirë dhe se duhet të votojë atje ku ka qendrën e votimit. Dhe ndërkohë atij i figuron emri si votues në qendrën e votimit 184, por sërish nuk është lejuar të votojë.

Raste të tilla janë raportuar ditën e sotme pasi emrat e personave që kanë lënë qelinë figurojnë ende në listën e burgut.


Shtuar 25.04.2021 17:04