Menjëherë pasi u mbyll procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut, BDI ka dalë me deklaratë zyrtare.
Bujar Osmani nga BDI në daljen e tij tha se Maqedonia e Veriut ka pasur zgjedhje demokratike. Ai tha se ende i presin rezultatet ndërsa pjesëmarrja e lartë është një shenjë e lartë për demokracinë e vendit.
“Megjithëse ende presim rezultatet jemi krenar për një fushatë pozitive dhe të fuqishme për kryeministrin e parë shqiptarë por edhe për një jetë më të mirë për qytetarët e vendit”, tha Bujar Osmani.
Ai tha se ata do të punojnë fort për të përmbushur premtimet e tyre.
Bujar Osmani ka ftuar të gjitha partitë shqiptare që të bashkohen për të mbrojtur, siç tha ai kauzën shqiptare. Ai tha se ata presin fitore të madhe të BDI-së.
