Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të marrë një përforcim shumë të nevojshëm në skuadër.
Sipas Diario Sport, presidenti i klubit Joan Laporta ka premtuar se skuadra do të rindërtohet.
“Mos u shqetësoni, do të ketë transferime”, citohet të ketë thënë lideri.
Vihet re se Xavi e kupton situatën ekonomike në të cilën ndodhet Barcelona, por beson në atë që tha Laporta.
Më herët u raportua se Xavi po mendon të nënshkruajë me 8 lojtarë në verë dhe t’i japë fund bashkëpunimit me 10-12 lojtarë. /h.ll/albeu.com