E RËNDË/ Merr fund misteri, momenti kur gjenden trupat e 14 pasagjerëve të avionit të rrëzuar (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e rënda të rrëzimit të avionit me 22 pasagjerë në Nepal.

Avioni dyshohet të jetë rrëzuar vetëm 20 minuta pasi u ngrit në fluturim.

Deri më tani ekipet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 14 trupa dhe mbetjet e avionit që udhëtonte me 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit.

Avioni kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror 5 minuta para se të rrëzohej.

Ndërkohë ekipet vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.

“14 trupa janë gjetur deri tani, vazhdojnë kërkimet në rrënojat e avionit”, tha zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil, një ditë pas aksidentit tragjik. “Moti është i keq por arritëm të dërgonin në vendngjarje ekipin tonë”.

BBC raporton se në aeroplan ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali. Avioni, i prodhuar nga firma kanadeze e avionëve de Havilland, ishte nisur nga qyteti turistik i Pokhara rreth orës lokale 09:55 drejt Jomsom, një vend i njohur turistik dhe pelegrinazhi.


Shtuar 30.05.2022 11:42