Ushtria ukrainase ka eliminuar komandantin e batalionit ajror të Rusisë.
Lajmin e bëjnë të ditur forcat ukrainase të cilat lajmëruan se kanë eliminuar komandantin e batalionit të regjimentit të 104-të.
Bëhet fjalë për nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Sipas njoftimeve të agjencisë Ukrinform, njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Disa ditë më parë, Ukraina njoftoi po ashtu se kishte eliminuar komandantin e Ushtrisë së Kombinuara të Armëve të 49-ës, Yakov Ryezantsev. Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, gjenerali rus u vra në frontin e luftë në Kherson.
Kujtojmë se që nga nisja e luftës në 24 shkurt të këtij viti, një numër i lartë ushtarakësh të lartë rus kanë humbur jetën në betejën në Ukrainë./albeu.com/