42 vjeçari i vë flakën banesës në Tiranë, 3 zjarrfikëse drejt vendngjarjes

Zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën Memo Meto në kryeqytet.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një person me probleme mendore qe i ka vënë zjarrin banesës dhe është asfiksuar dhe vetë.

Paraprakisht dyshohet se është dëmtuar lehte.

Janë të paktën 3 zjarrfikëse në vendin e ngjarjes që po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.05.2022 22:51