U godit me thikë, ndërron jetë 37-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vittoria në Itali ku një 37-vjeçare shqiptare u godit me thikë.

Gruaja u qëllua në rrugë, por u gjet nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj. Ajo vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda.

Nuk është bërë i ditur identiteti i autorit, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen./albeu.com


Shtuar 25.05.2022 16:57