Pas shiut, del gjithmonë dielli. Kështu ka ndodhur edhe në Tiranë ku pas një nate me plot trazira, dita ka nisur me festë dhe tifozë paqësore që vizitojnë kryeqytetin në çdo cep.
Tifozë të Romës dhe Feyenoord ditën e sotme janë shtuar në numër, por deri më tani gjithçka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në orët e para të paradites, tifozët kanë shijuar ditën me diellë dhe vizituar vendet të ndryshme të qytetin sic është parku.
Gjithashtu duket se gati janë edhe “fan zone-t”, ku ata të Romës do të jenë te Amfiteatri të Liqeni Artificial, ata të Feyenoord te pedonalja dhe në Sheshin Skëndërbej do të jenë neutral, pra mund të shkojnë edhe shqiptarë.
Policia e Shteti është ngritur “në këmbë” ditën e sotme, pasi në terren janë plot 2500 efektivë për mbarëvajtjen e këtij eventi historik, i cili nëse mbyllet me sukses do të jetë një fitim i madh për Shqipërinë sa i përket imazhit./albeu.com