“Për momentin, është më e lehtë të gjesh një armë sesa ushqim për fëmijët”.
Kjo deklaratë nga basketbollisti i Golden State Warriors, Damion Lee përmbledh ndjenjat e zemërimit dhe dëshpërimit që amerikanët dhe bota në përgjithësi ndjejnë pas masakrës në një shkollë fillore në Ovalde, Teksas.
Të paktën 19 nxënës dhe dy mësues u vranë në shkollën fillore Robb kur 18-vjeçari Salvador Ramos qëlloi nxënësit e një shkolle fillore.
Autori u vra nga policia.
Sipas New York Times, ky është sulmi i dytë më vdekjeprurës në një shkollë në historinë e vendit. Në shkollën Sandy Hook në Newtown, Connecticut, në vitin 2012 gjithsej 26 persona u vranë duke përfshirë 20 fëmijë të vegjël.
Në total, në 52 vitet e fundit (që nga viti 1970) janë regjistruar të paktën 188 të shtëna me armë zjarri vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, me një numër total të viktimave (pa autorët) prej të paktën 200.
Më poshtë është një kronologjia e sulmeve më vdekjeprurëse në histori.
30 nëntor 2021: Oxford, Michigan
Një djalë 15-vjeçar vrau gjakftohtësisht katër nxënës dhe plagosi gjashtë të tjerë si dhe një mësues brenda shkollës së mesme të Oksfordit, një qytet i vogël në veri të Detroitit.
14 nëntor 2019: Santa Clarita, Kaliforni
Një 16 vjeçar vjeçari hap zjarr ndaj shokëve të klasës së shkollës së mesme, duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur 3 prej tyre.
Viktimat ishin të moshës 14 deri në 15 vjeç.
18 maj 2018: Santa Fe, Teksas
Një nxënës 17-vjeçar qëlloi 20 veta në shkollën e mesme ku ai studionte. 10 prej tyre humbën jetën.
Autori u dënua dhe ndodhet në burg.
14 shkurt 2018: Parkland, Florida
Në ditën e Shën Valentinit, 19-vjeçari Nicholas Cruz qëlloi në drejtim të studentëve dhe mësuesve të shkollës së mesme Marjorie Stoneman Douglas, nga e cila u përjashtua.
17 persona humbën jetën, kryesisht adoleshentë.
23 janar 2018: Benton, Kentaki
Një 15-vjeçar i armatosur vrau nga shokët e tij të klasës në shkollën e mesme Marshall County. Tetëmbëdhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur.
1 tetor 2015: Roseberg, Oregon
Një student 26-vjeçar vrau nëntë persona në Universitetin Abqua. Autori më pas kreu vetëvrasje.
2 Prill 2012: Auckland, Kaliforni
Një i ri vrau shtatë persona në Universitetin Oikos në Kaliforni. Autori ishte një ish-student me origjinë koreane. Ai vdiq shtatë vjet më vonë në burg, raporton abcnews.al.
14 dhjetor 2012: Newtown, Connecticut
Pasi vrau nënën e tij, 20-vjeçari me probleme mendore Adam Lanza vrau 26 persona, përfshirë 20 fëmijë të moshës 6 deri në 7 vjeç, në shkollën Sandy Hook. Më pas ai kryeu vetëvrasje.
16 Prill 2007: Virginia Tech University
Një studente me probleme të shëndetit mendor, me origjinë nga Koreja e Jugut, vrau 32 persona përpara se të kryente vetëvrasje në një shkollë.
20 prill 1999: Columbine, Kolorado
Edhe pse nuk është incidenti më i rëndë i regjistruar në SHBA, masakra e Kolumbinës mbetet e skalitur në memorien e botës, pasi është një nga sulmet e para që shkaktoi një numër të madh viktimash.
Dy gjimnazistë, 17 dhe 18 vjeç vranë dymbëdhjetë shokë të klasës dhe një mësues (gjithsej 13 persona) brenda pak minutash përpara se të kryenin vetëvrasje në bibliotekë./abcnews.al