Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë konferencës në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian bëri të ditur se do të ketë ndryshime ligjore që të detyrojnë Vettingun t’i çojë në Prokurori rastet e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.
Manja shtoi se është gjykuar që të ketë vetëm një Gjykatë Apeli, nga gjashtë që janë aktulisht.
“Ne kemi pasur dy sugjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh çështjesh se ajo e Gjirokastrës, sugjeruam që dhe për shkak të logjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën. Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat. Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, pse aty, se gjykata e Lushnjes do shkrihej dhe do shkonte ne Fier”, ka thënë ai./albeu.com