Administrata Tatimore për dy ditë mbledh afro 1 milion euro borxhe në Kosovë

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vetëm dy ditë ka mbledhur rreth një milionë euro borxhe. Në njoftimin e ATK-së thuhet se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk ju kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.

Lidhur me këtë departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat  është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste”, thuhet në njoftimin e ATK.

Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit.

“Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së. Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.

ATK ditë më parë po ashtu ka njoftua se trajektorja e lëvizjes së të hyrave nga rreth 42.9 milionë euro që kishte tejkaluar të hyrat për tre muajt e parë,  ka shënuar rritjen tjetër, ku vetëm për katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milionë euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 68.5 milionë euro apo 34.1%.

“Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milionë euro  apo 17.2%. Të gjitha këto statistika janë reflektim i madh në zvogëlimin e hendekut tatimor, pasi që çdo rritje e inkasimit nënkupton zvogëlim të hendekut tatimor”.

Më tej në njoftim thuhet se pavarësisht këtij trendi rritës të të hyrave, ATK është duke punuar fuqishëm në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor.

Në rritjen e të hyrave, gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë te stafi, rritja  e inkasimit të mbledhja e borxheve, lehtësirat për tatimpaguesit në deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Institucioni i ATK-së çdoherë e ka konsideruar si “inspektor” më të mirin qytetaret, të cilët përmes raportimeve për çdo parregullsi tatimore të hasur, kanë arritur që të krijojnë partneritet të fortë me ATK-në./monitor

Shtuar 24.05.2022 14:15