“Rithemelimi” është duke mbajtur zgjedhjet në 108 qendra për kreun e ri të Partise Demokratike. Në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.
Pas votimit në selinë blu Elezi u shpreh se procesi ka pasur disa problemetika për gjithësesi ai nuk është tërhequr nga gara.
Një rast i parregullsisë është bërë publik në degën e PD në Korçë, ku Eduard Topalli, vëzhgues i Elezit denoncon se nuk është lejuar të monitorojë procesin e votimit.
Ai e quan këtë “proces model monist” si edhe me ironi i uron suksese në jetë “komunistëve” të PD-së në Korçë.
Postimi i plotë:
“Të nderuar miq, sot në PD Korçë votohet, vota juaj do ruhet dhe numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për kryesi..
Vëzhguesi i kandidatit Ibsen Elezi (që duhet të isha unë) nuk u lejua të monitorojë..
Urime për “proçeset” model monist..
Suksese në jetë komunistëve të PDsë Korçë..”, shkruan Topalli. /albeu.com