Jorge Jesus merr drejtimin e ekipit legjendar

Marrëveshja e Fenerbahçes me Jorge Jesus është përfundimtare.

Sipas mediave portugeze dhe turke, trajneri 67-vjeçar tashmë i ka thënë “po” skuadrës së Stambollit dhe marrëveshja do të ratifikohet me firmat kur Fenerbaçe të sigurojë matematikisht prezencën në kualifikueset e Champions League.

Jesus, i cili u largua nga pankina e Benfica-s në dhjetor, do të nënshkruajë kontratë me një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh. Kjo do të jetë hera e tretë që ai do të punojë jashtë Portugalisë, pas qëndrimit në Al Hilal dhe Flamengo. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2022 16:18