Interi çdo ditë i afrohet më shumë mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.
Danezi u dha dje lamtumirën tifozëve të ekipi londinez dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re në Serie-A.
Sipas të përditshmes italiane “TuttoSport” midis klubeve do të ketë një takim nesër për të mbyllur dhe detajet e fundit.
Danezi pritet të firmosë për 4 vite me Interin nga ku do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.