PSG-ja përgatit një ofertë tunduese për Guardiolan

Kampioni francez, Paris Saint-Germain do të synojë me çdo kusht transferimin e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola në “Parkun e Princave”.

Guardiola kohëve të fundit pohoi angazhimin e tij te City, duke thënë se ai “100 për qind” do të jetë në klub sezonin e ardhshëm.

Por, pronarët e PSG-së janë të etur për të kaluar klubin e tyre në një nivel tjetër dhe ta shohin Guardiolën si njeriun që ta bëjë këtë.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, PSG është vendosur të bëjë një ofertë të madhe për menaxherin e Cityt.

Sheikët e PSG-së besojnë se Guardiola është njeriu ideal që do ta ngrit klubin e tyre në maja dhe do t’i bëjnë atij ndonjë ofertë në verë.

Guardiola në të kaluarën ka drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munichun.


Shtuar 19.01.2020 09:25