Rrëzimi i avionit me 133 persona, kutia e zezë nxjerr të dhëna shokuese: Vendim i marrë në kabinën e pilotit

Kanë dalë të tjera detaje shokuese nga rrëzimi i avionit kinez me 133 persona në bord.

Ngjarja ndodhi më 21 mars të këtij viti dhe nuk mori rëndësinë e dukur nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për avionin Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern i cili u rrëzua në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.

Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona. Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime.

Disa detaje nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime

Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë.  Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.

Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane ëall Street Journal. Një dinamikë e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të Germanëings në 2015, për shkak të vendimit për vetëvrasje të pilotit Andreas Lubitz

Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsyeje racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit, madje kur pikërisht kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotet është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të Germanëings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.

Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës,  për shkak të vendimit të ndihmës pilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilot për të mbyllur kabinën, duke vënë në skenë një vetëvrasje të planifikuar që u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet