Dy pacientë të tjerë të cilët merrnin shërbim në spitalin Infektiv kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sipas ministrisë, bëhet fjalë për dy gra të moshës 58 dhe 59 vjeç.
“Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.
Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”-tha sot MSh.