Koreja e Veriut ka ngritur shqetësime se virusi mund të ketë një ndikim shkatërrues.
Vendi i izoluar nga bota ka një sistem shëndetësor me burime të pamjaftueshme, aftësi të kufizuara testimi dhe asnjë program vaksinash. Nuk ka asnjë shenjë se diktatori Kim Jong-un po lëviz për të pranuar ofertat ndërkombëtare të vaksinave.
Media publike e Koresë komuniste publikoi pamjet e disa pacientëve që trajtoheshin, ndërsa një mjek sugjeron që të infektuarit të trajtohen duke pirë ujë të kripur. Diktatori Kim Jong-un theu rregullat e izolimit kombëtar duke marrë pjesë në funeralin e një zyrtari të lartë të shtetit, por duke mbajtur maskën.
Deri pak ditë më parë, ai pretendonte se Koreja e Veriut nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19, ndërsa raportimi i fundit është për mbi 290 mijë raste të dyshuara./albeu.com