Disa pula të ngordhura janë gjetur në bregdetin e Shëngjinit. Pulat ishin të futurua në një thes.
Nuk dihet ende se si kanë ngordhur si edhe origjina e tyre, por ka dyshime të forta se bëhet fjalë për ndonjë pulari në zonë, e cila është prekur nga gripi i shpendëve.
Më herët, vatra të gripit të shpendëve janë shfaqur në Durrës, Shkodër si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë duke i shkaktuar ekonomisë së vendit një dëm të madh. /albeu.com/