Te veshja e Ingrid mbizotëronte ngjyra jeshile, një ndër ngjyrat që tërheq vëmendjen. Por kësaj radhe guximi i Ingrid nuk u pëlque as nga konkurrentët dhe as nga juria.
Miranda Dupi u shpreh se Ingrid ka e ka marrë shumë lehtë këtë sfidë dhe nuk ka ardhur ashtu siç duhej.
Miranda: Nuk je ai që unë do doja. Ti e di se sa shumë unë të vlerësoj por ti ke ardhur shumë thjesht. Me vrap more këmishën, xhupin, syzet. I re shkurt.
Ingrid: Mendova që këtë herë të sjell Ingridin që është në rrugë.
Miranda: Kjo tregon që ti ke rënë në dashuri. Të shikojnë vajzat nga ekrani, të kanë zaptuar të tëra dhe s’ke kohë të mendosh për veshjen.
Ingrid: Është e vërtetë. Sinqerisht, është e vërtetë.