Parashikimi i motit për datën 11 maj 2022

Muaji në të cilin ndodhemi karakterizohen nga ndryshim i madh i motit gjatë disa orëve, gje e cila u pa edhe në ditën që lamë pas.
Ditën e mërkurë moti do të nisë i kthjellët. Gjatë mesditës e pasdites vranësirat do të vijnë drejt zhvillimit kryesisht përgjatë maleve. Në këto zona në këto orare nuk do të mungojnë reshjet dhe shtrëngata e shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 8 deri 25°C
në zona e ulëta 10 deri 28°C
në zona bregdetare 11 deri 26°C
Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!/albeu.com