Rama mbyll fushatën elektorale në Durrës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, po mbull sot fushatën elektorale në Durrës.

Rama u ndal duke komentuar edhe fjalën e kandidatit për deputet në Dibër Xhelal Mziut.

Rama tha se Mziu u detyrua të kërkonte falje nga PD, për të cilët tha se ende nuk kanë kërkuar falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u cra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Rama u ndal edhe te kandidati i LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota, ndërsa tha se Meta nuk rrëmbeu sëpatën për t’i prerë duart.

“Sot ju patë një fytyrë të dalë nga zgafelklat e historisë shqiptare. Një fytyrë të errët, që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, më reale më e prekshme më e padiskutueshme e atyre që duan me çdo kusht të na kthejnë mbrapa. Ky troklodit u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky me grupin e tij, do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve dhe falja e tij ka një problem të madh, kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkoi falje , i kanë mbushur ato që nuk thuhen, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për një fjalë shume të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Po sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës, unë thash tani dil Like rrëmbe sëpatën e dil prei duart, Likja jo vetëm nuk doli, por bëri një postim: votoni, do jetë ditë feste, vetëm votoni”. O Like, Like! O lërë rikën o do të ta nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin rakinë mëzor se sa kur e le vetë, se e le çik nga çikë se me zor e merr sfurkun dhe sëpatën dhe nuk di ku t’i gjesh vendin”, tha Rama.

 


Shtuar 23.04.2021 17:42