Rama “përgojon” shqiptarët dhe përmend Rrapush Xhaferrin: Si Basha, premtonte atë që nuk kishte!

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Durrës, mitingu i fundit ky për këto zgjedhje parlamentare ka përmendur teksa mbante fjalën e tij, Rrapush Xhaferrin dhe Suden.

Ai kujton për të rinjtë se Rrapushi  ishte një fajdexhi, që i çoi shqiptarët në marrëzi duke i bërë të mbesnin pa asgjë në xhepa dhe në shtëpi.

Për këtë arsye ai kërkon që shqiptarët të mos i japin votën Bashës, që sipas tij premton vetëm para plot për popullin, por të cilat nuk do vijnë.

“Burrat shqiptarë nuk dinin gjë tjetër, veçse birra, raki dhe Rrapush.”-është shprehur ai./albeu.com/

Shtuar 23.04.2021 05:04