Fiorentina mposht Romën dhe zona e Evropës nuk mbetet një ëndërr (VIDEO)

Fiorentina e ka nisur mbarë ndeshjen ku në minutën e pestë ka zhbllokuar sfidën me një gol nga Gonzalez nga pika e bardhë e penalltisë.

Klubi violë po tregohej shumë këmbëngulëse që në fillimin e ndeshjes dhe kështu shpërblehet përsëri në minutën e 11-të ku Bonaventura dyfishon shifrat pas një asistimi nga Cabral.

Sfida ishte shumë intensive ku dhe kartonat e verdhë nuk munguan pasi gjyqtari Guida nxorri nga xhepi 3 të tillë gjatë 45 minutave, 2 për Fiorentinën dhe një për Romën.

Pjesa e dytë nuk nisi ndryshe për ekipin e Mourinhos edhe pse aktivizoi direktë Zaniolon në vend të Oliveira. Rastet ishin të shumta por Fiorentina u tregua më e rrezikshme.

Fiorentina kështu mbyllë javën e Serie A me një fitore ndaj Romës ku tashmë “La Viola” ka mundësinë të futet në Europa League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.05.2022 22:43