Një xhaketë ushtarake në ngjyrë ulliri e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shit në ankand në Londër.
Xhaketa me të cilën e kemi parë Zelenskyn në shumicën e daljeve të tij televizive në lidhjet drejtpërsëdrejti që prej fillimit të luftës, u shit për 90 000 paund ose rreth 105 mijë euro.
Paratë do i shkojnë fondit të ndihmës për Ukrainën, për t’i ardhur në ndihmë civilëve atje./albeu.com/