Parashikimi i horoskopit për muajin maj sipas Meri Gjinit: Shenjat më të favorizuara, puna, shëndeti dhe paraja

Astrologia Meri Gjini ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi se çfarë na pret këtë muaj. Cilat do të jenë shenjat më me fat? Sipas astrologes, shenjat e zjarrit do të jenë më të favorizuara.

Dashi

Mërkuri te Binjakët duket sikur do të sjellë vonesa të vogla në planet e zhvillimit të tyre profesional ku është dhe pika e fortë e tyre. Do të jetë në muaj frymëmarrjeje. Do t’i mëshojnë shumë punës së tyre dhe ndodhen shumë afër asaj gjëje që duan më shumë, pranë nisjes së iniciativave të reja ose strukturimit mbi baza më të larta. Do të jetë një muaj zhvillimi me ide, plane dhe profesion. I mirë sa i përket raportit me veten, pak individualistë me lirinë dhe familjen. Pak  kujdes në çift pasi Mërkuri të kthehet në të kundërt në datën 11. Do të kenë vonesa në ekonomi por janë më të vogla. Do të kenë hapësira për flirt.

Demi

Duket sikur gjatë muajit është planeti i fatit ai që vendos. Hëna e re ndodhi në datën 30 dhe deri në 15 do të kenë fatin që përcakton ngjyrosjen dominuese të muajit, aty ku do ta ndjejnë mirësinë për zgjidhjet sa i përket familjes, fizikut të tyre dhe organizimit të punës por gjithashtu dhe në rikorigjimin me njerëzit që bashkëpunojnë. Mërkuri në të kundërt sjell pak vonesa por mund të dalë për mirë pavarësisht vonesave të vogla. Nuk do të jenë shumë tolerantë ndaj të tjerëve por e justifikojnë me faktin se kanë pritur shumë. Pak tolerancë në punë nuk do të ishte keq.

Binjakët

Për çështje që i përkasin Mërkurit në të kundërt, duhet të kenë shumë pak kujdes me njerëzit që bashkëpunojnë apo me eprorët. Do të kenë diskutime të vogla por nëse ruajnë intonacionin mund të dalin shumë mirë. Venusi te Dashi është një pozicion i mirë për të arritur çështjet e profesionit. Janë lëvizje që akoma nuk kanë dalë në vijë të parë. Kur Marsi, Venusi dhe Jupiteri të shkojnë te Dashi, profesioni dhe karriera do të marrë ritmin dhe formën e duhur.  Nga 25 Maji deri në 25 Korrik do të kenë mundësi të mira për të qartësuar mënyrën se si do të lëvizin profesionalist. Do të jenë të lehtësuar me familjen. Do të jetë një muaj i mirë për të rregulluar raportet personale. Do të jetë një muaj i mirë për çështje studimore dhe dokumentesh.

Gaforrja

E vetmja vështirësi që do të kenë shumë gjatë muajit është mungesa e romancës. Do të jenë të “zhveshur” sepse Venusi stimulon ndjeshmërinë por kjo mund të nxjerrë pak në pah anën fëminore. Nga ana tjetër, është fati që do t’i favorizojë në çështjet praktike. Do të favorizohen ata që kanë lindur në 10 ditëshin e parë, lidhur me profesionin por dhe ata që presin lëvizje pune përtej kufirit. Ky Jupiter në datën 11 e favorizon shumë Gaforren për çështjet praktike. Do të marrin lehtësisht atë që duan.

Luani

Duket sikur kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në mënyrë instiktive. Shqetësimet familjare i kanë lodhur dhe i kanë bërë që të shpenzojnë kohë për njerëzit që rrethojnë. Nga data 30 deri në 25 korrik, duket sikur i kanë të gjitha mundësitë të jenë vetvetja, qoftë për çështje profesionale apo personale. Do të ketë një bashkim fantastik për iniciativa personale dhe ekonomike në datën 25. Nga mesi i muajit duhet të bëjnë bilancet ku janë me shpenzimet dhe me fitimet. Maji do të jetë fillimi i një periudhe të mirë. Vera fillon për ta.

Virgjëresha

Mërkuri është planet drejtues dhe lëvizja e tij në të kundërt do të bëjë të mundur që të kenë mbështetjen e njerëzve në shoqëri, punë dhe familje. Në çfarëdo situate, mbështetja do t’ju japë siguri. Jupiteri te Dashi është një pozicion i rëndësishëm për vendime jetike qoftë martese apo fiziku që i kanë mbartur në jetë. Do të favorizohen shumë në këto çështje parësore, dhe planeti i fatit do të bëjë më të mirën. Në afatshkurtër, do të kenë probleme me ankthin por kjo do të jetë një formë qartësimi me kalimin e Marsit te Dashi. Në pjesën më të madhe të muajit do të jenë të ngarkuar por me besim do t’ia dalin shkëlqyeshëm.

Peshorja

Këtë muaj do të ndihen në qendër të vëmendjes dhe do të përpiqen që të tregojnë më të bukurën prej tyre. Do të jetë planeti i fatit në datën 11 përballë tij dhe do të ndikojë në profesion, karrierë por kryesisht në tematika që kanë nisur nga Marsi dhe jo në çështje të reja, duke vendosur pikat mbi “i”. Do të kenë nisje, iniciativa ose formatim të asaj që kanë në mendje. Së dyti, është mënyra se si do të ndërveprojnë në jetën personale. Flirti do të jetë pak lozonjar, me tendencën që të shijojnë momentin duke mos projektuar diçka afatgjatë. Ata që i përkasin Dashit dhe Peshores, do të kenë një martesë të mirë dhe të mbarë sidomos nga data 3 por gjatë gjithë muajit.

Akrepi

Do të kenë momentin më të mirë për të zgjidhur çështjet ligjore, punës dhe ekonomike. Sa i përket lojës së erosit për ata që janë në kërkim, ky Venus hap rrugën e periudhës së mirë për të gjetur gjysmën e tyre më të mirë. Për disa, tendenca për të përcaktuar kufijtë e lirisë së tyre, do t’i bëjë që me Mërkurin në të kundërt, të jenë pak më të ashpër. Duhet pak kujdes me komunikimin në raportet familjare dhe personale dhe nëse shihen ndryshe, është një hyrje shumë pozitive në familjen e tretë të hartës që mund të zgjidhte çështje thelbësore të jetës së tyre. Varet se si duan ta shikojnë dhe se çfarë vendosin prioritet.

Shigjetari

Çështjet që i përkasin shtëpisë, lëvizjeve, eksplorimit, projekteve do të stimulohen pozitivisht nga hyrja e Jupiterit te Dashi në datën 24. Është një nga shenjat e zjarrit që janë më të favorizuara me këtë vendosje planetare deri në fund të korrikut. Për shkak të zhurmave që mund të kenë përreth, apo tendencave për t’i nxjerrë nga mendimet, reagojnë pak me nervozizëm. Pra duan të jenë në terezinë e vet dhe të projektojnë për veten e tyre. Kjo bën që të ngelen pak të pakënaqur ose të mos marrin shumë vëmendje që presin nga ambientet familjare. Komunikimi brenda shtëpisë duhet të jetë në vëmendje, të mendohen dy herë para se të flasin.

Bricjapi

Vendosja me rëndësishme është kthimi i Plutonit në të kundërt. Do të gjejnë zgjidhje në probleme të mëdha që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Dukur sikur kjo lëvizje nxjerr zgjidhjen e duhur. E dyta, sjell lehtësi në raport me lekun. Me lëvizjen përfundimtare të Plutonit te Bricjapi për t’u larguar përfundimisht prillin që vjen, do të jetë një lehtësim i madh. Gjatë kësaj kohe, u lodhën shumë me çështje të vetes. Kur të kthehet në të kundërt, lehtësohen nga streset por lë në kontroll ekonominë dhe një formë pushteti mbi atë që duan të kenë. Ka nisje të reja për ata që duan të nisin gjëra të reja. Duhet të bëjnë nisjen sepse do të ndihen më të lehtësuar dhe do t’ju vijë buzëqeshja pa dashur të punojnë shumë.

Ujori

Do të kenë organizim të çështjeve të karrierës, punës dhe familjes sidomos fëmijëve. Do të thotë se stimulohet pjesa e lëvizjes ekonomike në familjen e tretë por duhet punë. Do të duket të bëjnë një organizim të faktorit kohë me atë që kanë në dorë. Dhe pse me pjesën ekonomike duket sikur do të vendosin gjërat në vijë të drejtë, ankthi do të jetë sërish prezent. Ky Mërkur në të kundërt do të qartësojë ankthin, që ka të bëjë me raportin me fëmijët.

Peshqit

Do të ndihen pak më të lehtësuar nga pasiguritë ekonomike të muajit Prill. E dyta, do të forcojnë momentet më të mira me përfitime ekonomike por jo detyrimisht. Mund të jenë borxhe të vjetra ose prurje të reja por janë momentale. Jupiteri te Dashi do t’i bëjë më optimistë dhe pozitivë por do të ndikohen dhe nga planeti i fatit. Duhet ta shfrytëzojnë planetin e fatit në maksimum. Quhet viti i Peshqve sepse do të dalin fitimtar në situata të vështira. Nëse luftojnë do të fitojnë.