Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, ku jo në pak raste edhe abuzojnë seksualisht me to.
Ashtu si një javë më parë edhe këtë të martë “Piranjat” nën drejtimin e Florian Binajt dhe Arilena Arës, dhe punës së jashtëzakonshme të stafit kanë denoncuar një tjetër rast pedofilie.
Këtë herë pedofili nuk e kishte më emrin Fazli, si ai mësuesi nga Kosova që tashmë është në burg, por Kristiani nga Lezha, i cili edhe ky ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave, mbas së cilës qëndron një superagjentja Aida Topalli.
Njësoj si dhe në rastin e parë edhe këtë herë ka shërbyer profili fals me emrin “Kejsi” që pedofili i radhës të bjerë në grackë.
Në video gjatë bisedës mes agjentes së “Piranjave” dhe pedofilit dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi seksin, por i bënë dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë. /Abcnews.al
Për më shumë ndiqni videon: