Artisti i famshëm Will I Am ka bashkëpunuar me Mercedes për të krijuar një makinë që kombinon stilin e huazuar nga G-Class me siluetën e një coupe.
Will.i.am, emri i vërtetë i të cilit është William James Adams Jr. është ambasador i markës për makinat elektrike.
View this post on Instagram
Muzikanti amerikan, ish anëtar i grupit me famë botërore “Black Eyed Peas”, thotë: “Mercedes-AMG unik do të ndihmojë në financimin e programeve inxhinierike shkollore, në mënyrë që të përgatisë të rinjtë për të nesërmen teknologjike.”
Mercedes ka publikuar një video dhe dy imazhe të makinës së re, e cila do të jetë shumë më ekstravagante se çdo model aktual AMG.
Nuk dihet se kur marka gjermane dhe muzikanti i famshëm do ta zbulojnë makinën./albeu.com