Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut dhe është gjykuar shumë për veprimet e saj. Pak javë më parë, ajo adresoi bullizmin online duke kërkuar që t’i jepnin fund komenteve negative ndaj saj.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka publikuar disa mesazhe nga një ndjekëse me emrin Alexa. Personi në fjalë, që mesa duket është një fanse e Bora Zemanit, i shkruan vazhdimisht këngëtares, e cila ka vendosur që ta hedhë në gjyq.
Në njërin prej mesazheve që ndjekësja i ka shkruar thuhet: “Je duke bërë gjithçka me kopjuar Borën. Por çfarëdo që t’i të bësh, nuk i vjen as te thembra.” Ndërsa ka publikuar mesazhet, Beatrix thotë se zgjohet pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla.
“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do ndjeki çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur”.