Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka sozinë e tij.
Sozia e tij është nga Kina dhe ka fituar një popullaritet të lartë pasi ky i fundit bleu Twitter-in për 43 milion dollarë.
Edhe pse ndoshta një mjafton, Elon Musk për dikë është edhe i tepërt, e masa mësoi vonë se njeriu më i pasur në botë ka sozinë e tij.
Ai vjen nga Kina, e popullariteti i është rritur që kur Musk bleu Twitterin për 43 miliardë dollarë.
“Elon Musk kinez”, këto ditë është gjetur sërish në qendër të vëmendjes, e shumë përdorues të Twitterit kanë shpërndarë video të kinezit të paemëruar, që e konsiderojnë si sozia e miliarderit amerikan.
Përveç tjerash, sozia edhe vet është deklaruar në profilin e tij ku ka bërë me gisht në drejtim të logos së Twitterit – pra zogu të kaltër.
“Është një zog i çliruar. Elon më pëlqen dhe tani po shkoj te ai sepse është vëllai im”, tha kinez në një video që mori mbi 2.8 milionë shikime.
Sozia e Musk u bë viral kur vitin e kaluar publikoi në TikTok duke qëndruar pranë veturës Tesla, e shumë mbetën të shokuar të habitur me ngjashmërinë me Muskun e vërtetë.