Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi nuk po kalon një vit të mirë. Me Levanten pothuajse është drejt rënies në La Liga ndërsa këtë të dielë zbulohet se ishte viktimë e grabitjes së banesës së tij.
Madje siç rportohet situata ishte aq e frikshme sa grabitësit kanë vepruar teksa ai ishte në shtëpi dhe po flinte gjumë. Bëhet fjalë për shtëpinë e tij private në Betera, afro 20 km larg Valencias teksa ngjarhja ka ndodhur në orët e para të së dielës teksa grabitësit i kanë bëre një “gol” të madh prej 1 mln Euro dëm në banesë.
Euro, orë luksoze roleks, çanta firmato dhe sende të tjera me vlerë që sipas raportimit arrijnë në 1 milionë euro është dëmi i bërë por grabitësit janë ndalur në aksionin e tyre pikërisht nga reagimi i Mustafit. Mbrojtësi është zgjuar dhe zhurma e tij ka shpërndarë hajdutët të cilët e bënë dhe dëmin ekonimik.
Mustafi këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet teksa në 2021 surprizoi kur zgjodhi Levanten pas largimit nga Arsenali.