Dy javë të zeza për Shqipërinë, 232 viktima nga COVID-19

Dy javët e fundit kanë qenë goxha problematike për Shqipërinë. Pandemia dhe situata nga COVID-19 është bërë shumë shqetësuese duke shkaktuar 232 viktima.

Më shumë se gjysma e atyre të regjistruara në shkurt, muajin më të keq sa i përket situatës së koronvirusit në një vit pandemi në Shqipëri.

Më problematike ishte java e parë e marsit ku u shënuan 141 humbje jete dhe të infektuarit variuan nga 764 në 892 të prekur në 24 orë.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, koronavirusi ka marrw 2030 jetë. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 21:22